Një aksident më pasojë vdekje është regjistruar në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në afërsi të fshatit Kutal.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin me inicialet M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me biçikletë. Për pasojë ka humbur jetën ky i fundit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb