POGRADEC

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, kur një mjet, ka përplasur një shtetas që po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të plotë dinamikën e aksidentit në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb