Një aksident është regjistruar në qytetin e Bilishtit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka aksidentuar një shtetas që po qarkullonte me biçikletë.

Si pasoje e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur duke marrë plage të shumta në trup, drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spital, nga ku po merr mjekim.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: