ELBASAN

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, në afërsi të kompleksit sportiv.

Një autoveturë me targë AA293ME ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas burimeve nga vendngjarja, biçikleta i ka ndërprerë rrugën autoveturës. I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, më pas është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike. Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, shtetasi F.A., 49 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin P.B., 57 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: