LUSHNJE

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Lushnjë, këtë të shtunë. Një makinë është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Myfit Dingo.

Aksidenti ndodhi në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i biçikletës u dërgua për kurim në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Lushnje
Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:45, në hyrje të qytetit Lushnje , shtetasi S.R, banues në Dushkë, Lushnje, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ,ka aksidentuar shtetasin M.D, 69 vjeç, banues në Dushkë, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Shtetasi M.D është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi S.R dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb