Një aksident është shënuar në qytetin e Korçës, në afërsi të ish-fabrikës së leshpunueses.

Gazetarja Lorena Kodra, sjell për “BalkanWeb”, pamje nga vendi i ngjarjes. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore e për pasojë kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital.

Këmbësorja mësohet se ka tentuar të kalojë rrugën, kur mjeti e ka përplasur. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb