Një aksident rrugor ka ndhohur këtë mbrëmje në aksin Tapizë-Thumanë. Policia njofton se një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në spital.

“BalkanWeb” mëson se i plagosur ka mbetur 21-vjeçari Xhelson Gabili, i cili është sjellë në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës, në Tiranë.

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xhelson Gabili 21 vjec i plagosuri, ne gjendje te rende te ushtsraku

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: