Policia njofton se një shofer, duke drejtuar një makinë tip “Benz” ka përplasur një këmbësor në Fier.

Sipas policisë, menjëherë në komisariat është shoqëruar një 33-vjeçar, kurse këmbësori dëmtuar u dërgua në spital.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar automjetin tip  “Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i paindentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb