Një aksident është regjistruar sot në Fushë-Krujë, ku një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tapizë- Fushë Krujë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F.Ç., 31 vjeç, banues në Arrameras, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç, banues Fushë Krujë.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb