Policia e Tiranës, me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se një makinë ka përplasur një motor në Fushë Prezë.

Sipas njoftimit të policisë, për rrjedhojë, është plagosur motociklisti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.08.2020, rreth orës 14:00, në Fushë Prezë, mjeti me drejtues shtetasin A.N., ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues H.T., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb