LIBRAZHD

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “Balkanweb” se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Qukës.

Si pasojë e aksidentit,  drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Njoftimi i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Qukës, shtetasi T. Zh., 33 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd , duke drejtuar mjetin tip, “Benz”, është përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin E.S.,
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe një këmbësor shtetasi K.H., 34 vjeç, banues në Librazhd, janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb