VLORE– Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’24 Maji, ndërsa një makinë tip ‘Audi’ është përplasur me një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit.

Ai është dërguar në spitalin e qytetit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

(BalkanWeb)

Etiketa: