SARANDË- Rëndohet bilanci i aksidentit që ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:30 në Qafë Muzinë. Një prej fëmijëve të plagosur, 12-vjeçarja D. Lleshi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Makina tip golf me targa të huaja KYB 3616 ku udhëtonte ajo bashkë me 6 anëtarë të familjes u përplas me një autobus me targë AA 655 KU me studentë nga Tirana që kthehej nga Saranda.

Fillimisht u raportuar përr 7 persona, anëtarë të familjes Lleshi, 3 të rritur e 4 fëmijë që ndodheshin në automjetin e vogël. Një fëmijë, raportoi gazetari Enrik Mehmeti, ka qenë pa ndjenja dhe ka qendruar përreth 20 minuta pa shenja jete dhe bëhej fjalë pikërisht për 12-vjeçaren që ka ndërruar jetë në spital.

TË PLAGOSUR
Feruz Lleshi,
Rabie Lleshi,
Aida Lleshi

Fëmijët
S.Lleshi,
K.Lleshi,
A.Lleshi,

HUMBI JETËN

D.Lleshi

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia si dhe një ambulancë e cila ka dërguar të plagosurit në spitalin e Gjirokastrës.

Për shkak të aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi në të dyja krahët e rrugës Gjirokastër-Sarandë për pak minuta.

Disa prej të plagosurve që janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës janë transportuar më pas me helikopter drejt Qendrës Spitalore të Traumës në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndë.

DEKLARATA E POLICISË
Rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër pranë vendit të quajtur “Qafa e Muzinës”, ku paraprakisht dyshohet se një automjet me targë greke KIB366 është përplasur me një autobus me targë AA655KU dhe për pasojë kanë marrë dëmtime 7 persona.

Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht janë lënduar drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre. Po punohet për të mësuar gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të tjera mbështetëse në ndihmë të personave të lënduar, të cilët janë transportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës.

Sqarojmë se autobusi ishte me studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, aktualisht në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar.

Gjithashtu në këtë aks rruga është e lirë, ka filluar qarkullimi i automjeteve pa probleme.
Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: