Tjetër aksident i frikshëm me refugjatët në rrugën nacionale Egnatia. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, në segmentin e rrugës drejt Kavalas, aks që vijon të jetë akoma i bllokuar.

Mësohet se 4 refugjatë u dogjën të gjallë kur makina që ecte me shumë shpejtësi u përplas me një maune të rrëzuar pak më parë në rrugën Egnatia, në veri të Greqisë.

Kohët e fundit janë shtuar së tepërmi aksidentet me refugjatë në Greqi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb