DURRES– Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në Shënvlash, ku një mjet tip Opel është përplasur me një motoçikletë tip Piagio. Nga aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës D. M. 55 vjeç, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i makinës K. M, 28 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.07.2017, rreth orës 17:40, në Shënvlash Durrës, shtetasi K. M. , 28 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Opel është përplasur me motoçikletën tip Piagio, pa targa me drejtues shtetasin D. M. 55 vjeç, banues në Durrës.

Fatkeqësisht drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb