Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, pranë NSHN.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se një motocikletë është përplasur me një autoveturë në rrethana ende të paqarta.

Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesit e të dyja mjeteve. Ndërkohë, policia rrugore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e pasojave të aksidentit.

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb