Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Menkulas të Devollit.

Gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ndërsa raporton se një mjet është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë drejtuesi i motorit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e makinës në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: