Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Policia njofton se një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit të fundit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2022, në Paskuqan, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: