FUSHE-MILOT – Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Një makinë është përplasur me një motor rreth orës 17:45 në Fushë-Milot, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.

27-vjeçari me inicialet F.Sh është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mjeti tip “Toyota” me targë AA264JD, i cili u përplas me motorin drejtohej nga shtetasi V.M, 55 vjeç.

Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: