LEZHË

Një aksidenti rrugor me pasojë dy të plagosur ka ndodhur sot në qytetin e Lezhës, ku dy të rinj janë përplasur me një pemë teksa po ngisnin një automjet.

Dy të rinjtë janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të qytetit të Lezhës teksa po marrin edhe  ndihmën mjekësore nga bluzat e bardha.

Nga të dhënat e para thuhet se dy të rinjtë janë të moshës 13 dhe 15 vjeç. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur në Kodër Marlekaj, ndërsa dyshimet janë se njëri prej të plagosurve ishte në timon dhe po drejtonte makinën me të cilën u aksidentuan.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb