Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se ngjarja është shënuar në fshatin Rrenc, të njësisë Guri i Zi, me pasojë plagosjen e 32-vjeçarit Edison Hyka.

Nga raportimet e para, mësohet se i plagosuri ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb