LIBRAZHD- Këngëtari Redon Makashi është aksidentuar pasditen e sotme, teksa udhëtonte me makinën e tij drejt udhëtonte drejt Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të Librazhdit. Teksa lëvizte me automjetin e tij tip “BMW”, këngëtari Makashi është përplasur me një trajler me targa turke, gjatë tentativës së parakalimit.

Ndërkaq në aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër, i cili ka dalë jashtë rruge duke u përmbysur në një parcelë.

Fatmirësisht gjatë këtij aksidenti nuk ka pasur të lënduar me pasoja serioze, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb