TEPELENË

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga shoferin e furgonit të burgjeve që u aksidentua ditën e djeshme pranë fshatit Qesarat dhe përfundoi në një byrektore anës rrugës.

Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur dje, ku në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, shtetasi H. H. duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi S. Sh., nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Memaliaj.

Mësohet se furgoni i burgjeve që u aksidentua po kryente transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb