GJERMANI

Banorët e qytetit të Bocholt në Gjermani janë përbalur me një situatë të vështirë. Kjo pasi zona u përfshi nga një furtunë e fuqishme, kurse më pas kishte një tornado të frikshme.

Mediat gjermane kanë publikuar edhe fotografi, ku tregohet se çfarë pasojash ka lënë tornadoja. Në Gjermaninë Perëndimore, gjen kudo makina të përmbysura, pemë të thyera, çati të shkatërruara, raportojnë mediat europiane.

Ky është tornado e pestë e konfirmuar në Gjermani këtë vit. Fatmirësisht tornadoja që goditi qytetin Bocholt nuk ka sjellë dëmtime në njerëz, por vetëm pasoja materiale.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb