TIRANË

Policia ka ndëshkuar drejtuesite automjeteve të cilët në rrugën interurbane Tiranë- Durrës ka kapur shpejtësitë nga 141 km/h deri në 170 km/h. Për këto shkelje vetëm gjatë mbrëmjes së 3 janarit deri në orën 1:00 të mëngjesit të 4 janarit janë pezulluar 8 leje drejtimi.

Me anë të radarit Policia ka arritur të kapë shkelësit e rregullave të qarkullimit për të cilat parashikohen dhe gjoba. Për shpejtësitë brenda qytetit Policia ka pezulluar 6 leje drejtimi, 22 masa për shpejtësi pa sanksion ploitësues dhe 13 për mos rregullim shpejtësie prej mëngjesit të 3 janarit.

Ndërkohë janë arrestuar 10 drejtues, 6 pa leje drejtimi dhe 4 në gjendje të dehur.

 

STATUSI I POLICISË

Live: Ne rrugën interurbane Tiranë-Durrës

Me radar për të parandaluar aksidentet rrugore qe shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve që “fluturojnë” në rrugë.

Shpejtësi që varionin nga 141 km/h deri në 170 km/h, ku vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 04.01.2020, janë pezulluar 8 Leje Drejtimi.

Gjithashtu prej mëngjesit të datës 03.01.2020, deri në orët e mbrëmjes në të gjitha rrugët e qytetit janë ushtruar kontrolle me radar Trucam, ku janë pezulluar 6 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 30 deri në 40 km/h më shumë se norma e lejuar brenda në qytet, 22 masa te tjera për shpejtësi pa sanksion plotësues si dhe 13 masa administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimit të këmbësoreve, raste të cilat janë referuar Organit Administrativ Shtetëror ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tirane, për te cilat parashikohet një dënim me gjobe nga 10.000-40.000 te reja.

Kontrollet po vijojnë edhe me Drager për të parandaluar ngjarjet rrugore qe vijnë si pasoje e drejtimit te mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike, ku deri në këto momente janë arrestuar në kushtet e flagrancës 10 drejtues mjetesh, nga te cilat 6 te pa pajisur me leje drejtimi dhe 4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur.

Nisur edhe nga aksidentet e ndodhura në ditët e para të vitit të ri, si dhe nga konstatimet e shkeljeve të shumta, të cilat janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës, Policia Rrugore do monitorojë me radarë rrugët e urbane dhe interurbane të Tiranës, me qëllimin e vetëm parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e përdorueseve te rrugës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb