Specialisti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se përmes makinave inteligjente, të cilat përdoren për të kontrolluar në rrugë shpejtësinë e mjeteve, mund të kishin parandaluar masakra në Fushë-Krujë, pasi evidentojnë përmes softuerëve dhe targat kur ato janë të vjedhura.

I ftuar në emisionin ‘Open’, teksa gazetari Eni Ferhati pyeti se sa mund të ketë kushtuar ‘koka’ e Brilant Martinajt, specialisti tha se për këtë gjë mund të jetë pyetur sot edhe Nuredin Dumani, tashmë i penduar i drejtësisë.


Eni Ferhati:
Në këto zona ka dyshime për shkak të lokalitetit, që mund të ketë bashkëpunime. Kjo është sfidë. Aktualisht flasim janë sekuestruar 50 orë pamje filmike për të gjitha bizneset dhe daljet në biznese. Kanë shkuar 3 specialistë të mirë të leximit të kamerave, që iu duhen sh punë. Brilant Martinaj nuk ishte ‘peshë’ e lehtë, pasi ishte me peshë. Profesor sa mendon se duhet të jetë paguar për këtë rast autori?

Avokati Bledar Meminaj: Nuk është etike që t’i vëmë një vlerë.

Specialisti Ervin Karamuço: Mos mendoni se kjo pyetje nuk i është bërë Dumanit sot. Ai i di këto. Këto 10 makina që erdhën para një muaj nuk janë për shpejtësinë, pasi kanë softwer më të madh. Softweri i tyre është që unë të dedektoj se cilat janë makina me targa të vjedhura. Unë zbuloj dhe shkoj njoftoj grupin e gatshëm dhe ai shkon dhe bllokon makinën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: