Të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe 300 persona janë plagosur në dy shpërthime në kryeqytetin Mogadishu.

Presidenti somalez Hassan Sheikh Mohamud, fajëson grupin e armatosur al-Shabab për sulmet e ndodhura në vend.
Shpërthimi i pare ishte ai që goditi ministrinë, ndërsa shpërthimi i dyte ndodhi pasi arritën ambulancat për të ndihmuar viktimat dhe personat e lënduar.

Duke fajësuar grupin e armatosur al-Shabab për sulmet, Mohamud u shpreh për mediat se ai priste që numri i të vdekurve nga dy shpërthimet të rritet më tej, por që fatmirësisht kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Njerëzit tanë u masakruan … përfshirë nëna me fëmijët e tyre në krahë, baballarë, student e biznesmenë, një masakër e vërtetë”, u shpreh udhëheqësi somalez pasi vizitoi vendngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: