Pamjet që shihni tregojnë pamjet e frikshme nga aksidenti që ndodhi sot te Shallvaret. Të paktën 5 makina janë dëmtuar shumë, po ashtu dhe autobusi i linjës së Unazës.

Po ashtu raportohet për 3 persona të lënduar.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se nga hetimet e deritanishme duket se autobusi ka goditur një automjet nga pas, dhe më pas ka vijuar goditja. Ndërkohë që një automjet ka përfunduar në trotuar, duke goditur stacionin e urbanit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb