Një kasë për telefonat inteligjentë nuk duhet të jetë vetëm për mbrojtje. Kompania japoneze e lodrave, Bandai, ka zgjeruar serinë e saj të kasave të çuditshme me një kasë për iPhone 6 që funksionon edhe si makinë lodër. Për të krijuar këtë kasë speciale, kompania është frymëzuar nga filmi DeLorean, i shfaqur në vitin 1989.

Kasa e iPhone 6, e cila kushton më pak se 50 dollarë, jo vetëm që duket si një version mini i makinave fluturuese, por ka edhe truket e veta speciale. Në pjesën e sipërme të makinës gjendet një hapësirë për kamerën frontale të iPhone-it, ndërsa xhamat anash ngrihen për të kontrolluar volumin dhe për të aktivizuar ose çaktivizuar telefonin.

Në pajisje gjenden edhe disa drita LED, të cilat do të ndizen kur merrni një thirrje telefonike. Ju mund të aktivizoni këto drita nëpërmjet një aplikacioni të veçantë tek iPhone. Kompania ka njoftuar se kjo kasë nuk do të hidhet në treg deri në muajin qershor, por që mund ta porosisni që tani.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: