Në hotelin ku u arrestua ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoni (DSK) është gjetur një makinë me targa diplomatike, në pronësi të Ambasadës hungareze në Beograd. Sipas medias maqedonase Libertas Makina gjendej në garazhet nëntokësore të hotelit në kohën kur anëtarët e policisë Alfa të urdhëruar nga Gjykata Penale po arrestonin ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov.

Ende nuk dihet nëse makina që gjendej në garazh ishte thjesht një rastësi apo bëhet fjalë për diçka më shumë. Kusheriri i Mijallkovit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski tashmë edhe zyrtarisht dihet se ka ikur nga Maqedonia me ndihmën e veturës diplomatike hungareze, duke kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi duke vazhduar drejtë Serbisë për të përfunduar në Hungari.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb