LEZHE

I hidhur ka qenë fati i një të riu nga Lezha, i cili ka humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor, ndërkohë që në mjet ka pasur edhe drogë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë natës në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar-Mirditë-Kaluer.

Burime zyrtare nga policia thanë për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Tonin Ndrecën, i cili për t’i shpëtuar pikasjes nga policia ecte me shpejtësi, e për pasojë është përfshirë në një aksident. Të njëjtat burime thanë se 34-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se në makinë policia ka gjetur dhe sekuestruar 80 kg kanabis.

Informacion paraprak
Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi. Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb