Erling Haaland ka zaptuar skenën e futbollit botëror. Golat e tij me Manchester City kanë bërë që mediat sportive dhe jo vetëm ta kenë kryeartikull. Me këtë ritëm së shënuari me siguri që në fund të sezonit do të thynte të gjitha rekordet në Premier League dhe në ligat kryesore evropiane.

Por jo vetëm gola, suksese dhe famë. Haaland do të përfitonte mbi 50 milionë euro deri në qershor, edhe pse ai nuk e ka pagën e tillë. Sipas mediave të ndryshme britanike, kontrata e sulmuesit norvegjez përfshin bonuse që do ta çonin pagën e tij javore deri në një milion euro në javë.

Nëse ai do të ruante mesataren aktuale të realizimeve, 19 gola në 12 ndeshje deri më tani, ai mund të fitonte 51 milionë deri në qershor. Një shumë që kalon edhe Kylian Mbappe, si futbollistin më të paguar në botë.

Me këtë trend së shënuari, në fund të sezonit Haaland mund të numërojë mbi 50 gola, çka do të ishte rekord, vetëm Messi ka arritur ta bëjë këtë, por duket se norvegjezi do ta tejkalojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb