Falë punës dhe talentit të ambasadorit Grenell, ndaj të cilit ka pasur përçmim në hapësirën shqiptare u arrit një lloj marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës e cila ndër viset tona prapë nuk quhet e tillë, si dhe mori një farë karakteri global pikërisht për shkak të tij. Pse? U vesh me tema të cilat ngjanin se s’kishin lidhje me Kosovën:-me temën e 5G-së e cila largonte Serbinë nga Kina; -me temën e diversifikimit të burimeve energjetike që largonte ose ftohte Serbinë me Rusinë;-me zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem e cila e ftohte Serbinë me botën arabe, me të cilën kishte shitur armë dhe të tjera…

Kjo ishte një marrëveshje që faktorizoi ndërkombëtarisht Kosovën, e cila ishte në një situatë shumë të dobët nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar. Ky favorizim stimulohet dhe falë një momenti tjetër me frymëzim shqiptar (ndonëse duket gjest i vogël) e që i vjen nga Suedia presidentit Trump-nominimi për çmimin Nobel, sepse është një miku im shqiptar, ndihmës i deputetit suedez që e ka bërë këtë nominim. Mirëpo çështja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, papritmas mori dritë edhe elektorale, të vlefshme në këto zgjedhje. Aq e vërtetë është kjo, sa Trump ka 10 tubime nëpër Amerikë në të cilën e përmend si një lloj arritje të madhe të tijën- uljen e dy palëve pas shumë vitesh kur BE kishte dështuar, apo kur rivali i tij Biden i cili kishte meritë në çlirimin e Kosovës, nuk kishte mundur që ta përmbyllte me një marrëveshje kaq të rëndësishme siç është ajo Kosovë-Serbi. Papritmas, duke e ndërkombëtarizuar, duke e elektoralizuar, duke e shndërruar në temë të fushatës së brendshme midis Trumpit dhe Biden-it, çështja e Kosovë-Serbisë- dhe si pikë shtesë –nominimi i Trumpit për këtë marrëveshje, po e shndërron atë në një lloj zotimi elektoral të tij. Më thjesht nëse Presidenti Trump rizgjidhet, ka shanse të mëdha ta përmbyllë në një raund të dytë dhe përfundimtar dialogun Kosovë-Serbi. Në shtator kemi akordimin e çmimeve Nobel dhe Presidenti Trump do dëshironte ta merrte këtë çmim duke qenë kandidat serioz, nëse do arrinte ta përmbyllte dialogun.. Por në një kuptim, marrja e këtij roli nga ana e Trump-it i jep gjithashtu edhe Biden-it nxitjen që edhe ai që ka histori personale me Kosovën ,të përfshihet më fuqishëm në pjesën e parë të mandatit në qoftë se do të fitojë.

Pra, duket se kjo është çështja që i bën shqiptarët të rëndësishëm.
Është e kuptueshme pse tema e Kosovës është më e prekura në fjalimet e Trump, ndërsa Bideni ishte më i kujdesshëm që të kishte fjalë edhe për Shqipërinë, për Integrimin Europian të saj. Është e vërtetë që Bashkimi Europian është donatori kryesor i Kosovës, mirëpo çështja e bllokimit të liberalizimit të vizave është ilustrues i një krize të tmerrshme të BE-së përkundrejt Kosovës, sepse kjo e fundit është në një kuptim, krijesë politike e SHBA-së dhe BE-së, por në pikëpamjet e organizimit shtetëror, me shumë e BE-së, e cili asistoi shtyllën politike të institucioneve të saj. Mirëpo, çfarë ka ndodhur? Sot, Kosova, (ndërkohë kur nën Jugosllavi, kosovarët kishin të drejtë të lëviznin ne gjithë Evropën edhe migracioni kosovar prodhoi figura të shquara), për shkak të këtij izolimi ndërkombëtar, ka numrin më të madh të luftëtarëve të huaj në radhët e ISIS-it për 1000 banorë. Ndërkohë, kur është një shtet i krijuar prej Perëndimit, sot Kosova, me gjasë për shkak të një brezi të ri i cili është i izoluar, i cili nuk ka mundësi të udhëtojë në Perëndim, por vetëm në Shqipëri, rajon, Turqi apo vendet arabe, po sheh me tmerr dhe frikë krijimin e një fryme anti-perëndimore, antiamerikane. Ky është shqetësimi më i madh i cili vjen për shkak të izolimit.

Çështja e vizave, nuk është thjeshtë çështja e një mungese koordinimi. Nuk po flas për faktin se 5 shtete të BE nuk e njohin që është gjithashtu një problem i madh, por mungesa e një politike të përbashkët Europiane për Kosovën, e cila është në oborrin e tyre ka krijuar një situatë që është paradoksale, absurde, ku në Kosovë po fuqizohet ndjenjë anti-perëndimore. Po fuqizohen politikisht individë të cilët kanë një retorikë të tillë dhe kjo është shqetësuese. E kjo po ndodh në një shtet që, realisht, do të duhet të kishte frymë perëndimore 100 për qind.

Donald Trump, në mënyrën më të papritur të mundshme, me një administratë e cila pritej se do të tërhiqej nga angazhimet e veta ndërkombëtare, i dha Ballkanit një rol të rëndësishëm. Angazhimi i tij filloi me letrën drejtuar 2 presidentëve Thaçit dhe Vuçiç në dhjetor 2018!!, i ndjekur nga angazhimi i përbashkët i USAID-it dhe Korporatës Financiare për Zhvillim prej 13 mld dollarësh për rajonin, duke identifikuar Ballkanin si një zonë ku mund të kontrastojë qoftë ndikimi rus, qoftë ndikimi kinez. Pra, një qasje e drejtpërdrejtë përfshirëse në këtë formë me letra të njëjta, ku ishte specifikuar qartë: Njohja reciproke është themeli i marrëveshjes, që 2 vjet përpara. E energjizoi BE-në, i cili me qasjen e vjetër që kishte Obama, Biden për koordinimin me BE-në për dialogun nuk prodhoi rezultate të prekshme. 4 muaj më pas kemi samitin e Berlinit Macron, Merkel me liderët e rajonit, ku zoti Haradinaj refuzoi të hiqte taksën dhe u grind me kryeministrin Rama. Europianët nuk prodhuan asgjë. Kurse, qasja e re e administratës Trump, e cila në një farë mënyre u pengua nga vetë qeveria kosovare me mbajtjen e taksës nga qeveria Haradinaj e më pas nga qeveria Kurti (mbajtja e saj për një kohë të gjatë, sepse vendosja në fillim ishte vendim i drejtë) prodhoi një marrëveshje.

Kosova ishte në një situatë në të cilën subjektiviteti i saj ndërkombëtar ishte i dobët, pra e vendosur përballë Serbisë me shumë miq të fuqishëm ndërkombëtarë nuk arrinte të çante dot në fushën e integrimit global. Kostot e investimeve të huaja në një vend i cili nuk është anëtar i OKB-së janë 15 për qind më të lartë… dhe kjo është nga studime akademike. Trump nëpërmjet thirrjes për marrëveshje në dhjetor 2018 e detyroi BE-në që të fillonte iniciativën e procesit të Berlinit në prill 2019 dhe më pas të bëhej takim në Paris i cili u shty vazhdimisht. Pra e detyroi BE-në që të angazhojë nivelin më të lartë të presidentit Macron dhe kancelares Merkel, por pa prodhuar asgjë.

Marrëveshja e Uashingtonit, në një farë mënyre nga komuniteti shqiptare nga njohësit në rajon apo në Shqipëri është interpretuar me mosmirënjohje.

Ajo ishte një marrëveshje e cila:
a) e rriti subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës;
b) Ishte një marrëveshje e përgatitur prej dy vjetësh prej SHBA-ve nga kjo administratë, nga ambasadori Grenell dhe këshilltari i sigurisë kombëtare O Brian. Edhe nëse në mund ta pranojmë që presidenti Trump nuk e di se ku bie Kosova me hartë (mënyrë të thëni), apo se e thjeshton shumë elektoralisht konfliktin Kosovë Serbi, duhet të pranojmë se ai ka vënë në lëvizje një proces në të cilin SHBA-të disburson 13 mld dollarë, duke angazhuar 3 institucione bipartizan. Vetëm ky fakt i fundit e dëften qartë se kjo nuk është një marrëveshje me vlerë thjeshtë elektorale.

Ky disbursim nënkupton një investim strategjik i cili është i konceptuar për të kufizuar ndikimin rus dhe atë kinez në Ballkan dhe që nga ana tjetër e potencon rolin shqiptar nëpërmjet korridorit panshqiptar i cili të çon në Adriatik, në një port të thellë. Ky është një angazhim i cili është i konceptuar gjatë dhe ka karakter strategjik. E rrit fuqinë e shqiptarëve.

Le të kujtojmë se ne pamë një ballafaqim serbo-shqiptar të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në zyrën me të rëndësishme të botës, ku një Kryeministër si Hoti, ndonëse pa fuqi të madhe parlamentare trajtohet në mënyrë të barabartë me presidentin e një vendi që ka rëndësi strategjike, që luan midis Kinës, Rusisë, Turqisë, Indisë dhe më në fund poshtërohet në atë mënyrë që ne pamë. Pse?

Ai u detyrua të firmoste një marrëveshje e cila e ftohu me Rusinë në pikën ku flitej për:
– për diversifikimin e burimeve energjetike,
– e ftohu Serbinë me Kinën në pikën ku flitet për kufizimin e blerësve të dyshimtë të shërbimeve lidhur me rrjetet 5G;
E ftohu gjithashtu Serbinë me botën arabe, nëpërmjet imponimit që të zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

Dhe ku më në fund u detyrohet Serbia që të duartrokase njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Pika e njohjes reciproke ishte një pikë e cila u shty për një afat tjetër. Sepse Kosova humbi dy vjet për t’ i dhënë kohë të mjaftueshme negociatave që mund të çonin dhe në njohje reciproke, si parathuhej në letrën e Presidentit Trump që në dhjetor 2018!

Tashmë dialogu Kosovë-Serbi është në një etapë e cila është një lloj barrë edhe për z. Biden në qoftë se zgjidhet, sepse Trumpi arriti ta fusë në një pistë të caktuar. Përfshirja e Trump ishte një sfidë për Biden. Biden është me të vërtetë aktivist i hershëm pro-shqiptar që në vitet ’90 sigurisht nëse do zgjidhet është një avantazh për shqiptarët, por nuk duhet mohuar që përfshirja e Trump ishte sfidë edhe për të.

Por përfshirja e Trump-it në këtë mënyrë arrogante me një marrëveshje e cila vendosi në një fushë futbolli një ekip të dobët si Kosova përballë një ekipi të fortë si Serbia duke i hequr lojtarët më të mirë, Rusinë Kinën, botën arabe është avantazhim i Kosovës. Marrëveshja quhet një marrëveshje sfidë…

Po e shtrin influencën, por nëse amerikanët përfshijnë 13 miliardë dollarë në korridore, apo projekte infrastrukturore që I kundërvihen ndërhyrjes ruse dhe kineze….
Një pjesë e madhe e kritikëve si ti menduan se kjo ishte iniciativë që kishte vlerë elektorale ndonëse ai ka 2 vjet e gjysmë që i ka thënë mbaroni negocioni marrëveshjen dhe ejani këtu te kopshti i trëndafilit dhe firmoseni marrëveshjen bashkë me mua. Dhe krahas kësaj thirrje, kanë lëvizur dhe institucionet financiare…
Marrëveshjen e ka kërkuar Trumpi i pari. Po flasim për letrën e Trumpit, është e dhjetorit 2018 dhe kjo letër energjizoi pozitën franko gjermane dhe kemi pastaj takimin e Berlinit në prill 2019 dhe takimin e Parisit. Pra ai ngriti në nivel të lartë çështjen e Kosovës nuk duhet ta mohojmë këtë.

Deri atëherë nuk kishte iniciativë që të kishte samit që do zhvillohej në Paris. I cili nuk prodhoi asgjë. A kanë prodhuar europianët diçka të ngjashme me Marrëveshjen e Uashingtonit? Imagjinoni, Trump i mbajti dy orë në Zyrën Ovale pa maskë, ndërkohë që Presidenti Makron e zhvilloi virtualisht pa prodhuar asgjë. S’po flasim për Samitin e Berlinit i cili ishte përgatitor.

Ndoshta është kështu, por këtu jemi në fushën e propagandës, janë dy opsione kryesore që trajtohen brenda dialogut për marrëveshjen: opsioni i parë është rishikimi i kufijve; opsioni dytë është asociacioni i komunave me kompetenca thuajse ekzekutive. Dhe së pari ambasadori Nesho trajtoi çështjen e shkëmbimit të territoreve. Nëse do kishte një shkëmbim të drejtë territoresh, apo rishikimi kufijsh, pavarësisht kundërshtimeve të Evropës unë do të isha për një shkëmbim të drejtë territoresh i cili pse jo do të mund të krijonte dhe të vendoste një paqe përfundimtare mes serbëve dhe shqiptarëve si dy kombe. Mua nuk më tremb gogoli i ashtuquajtur i shkëmbimeve të territorit apo frika e hapjes së kutisë së Pandorës që mund të krijonte probleme në Bosnjë apo diku tjetër. Unë nuk e kam këtë shqetësim: unë e kam shqetësimin që midis shqiptarëve e serbëve të vendoset paqe përfundimtare si dy kombe.

Me gjasë, ishte qasja e gabuar që pati presidenti Thaçi për të mos ndarë informacionin, për të mos u konsultuar me udhëheqësit e tjerë shqiptarë; kokëfortësia e udhëheqësve të tjerë (Haradinaj dhe Kurti për të mos u sinkronizuar me palën amerikane); mungesa e unitetit të faktorit shqiptar në përgjithësi, apo sabotimi i Bashkimit Evropian (me ndihmë amerikane apo jo) për këtë proces ngushtësisht amerikan me publikimin e aktakuzës për zotin Thaçi, i cili solli në zgjatjen dhe ngushtimin e kohës në dispozicion për negociatat të cilat mund të çonin në njohje reciproke. Ne nuk mund t’i kërkojmë presidentit Trump pse nuk na e solli njohjen reciproke, kur i thamë në dy vjet: mos u merr ti me këtë proces; nuk e heqim taksën; etj.. Ne nuk mund t’i kërkojmë më shumë se ajo që u arrit, por ajo që u arrit e ka vendosur në hije procesin e dialogut që po udhëheq BE-ja. Dy krerë shtetesh, një kryeministër një president të cilët kanë negociuar në Zyrën Ovale tani duhet të flasin me një ndërmjetës i cili është ministri i Jashtëm i Sllovakisë- pra është krejtësisht e qartë që është deklasim. Në qoftë se do kishim mirëkuptim evropian për atë që po ndodhte në Uashington me gjasa do kishim rezultat më të madh për Kosovën. Me gjasë amerikanët pasi panë këtë rezistencë të madhe europiane thanë: ok ne po merremi me çështjet ekonomike (në fakt u morën dhe me ato politike) ju merruni me çështjen e njohjes reciproke se është çështje politike. Por ne nuk mund të themi dhe kjo e meriton atë cilësimin e ambasadorit Nesho naiv për këtë vlerësim se kjo s’qenka e rëndësishme se është një marrëveshje ekonomike. E para ekonomia është politikë ;e dyta- një marrëveshje në të cilën i krijohen probleme Serbisë me shtete të fuqishme e cila deri më sot ka luajtur me një politikë neo titiste midis Kinës, midis Rusisë, midis Turqisë ne s’mund t’i themi kësaj marrëveshjeje se është një marrëveshje ngushtësisht ekonomike.
Po e marrim një çështje të Marrëveshjes: Korridori rrugor që vjen nga Serbia, por lidh Kosovën me Shqipërinë- e fuqizon kombin shqiptar apo jo? Evropa nuk e bëri deri më sot korridorin rrugor për të cilin po angazhohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes këtyre tre organizmave financiarë.

Deri më tani ato që kemi bërë me fonde europiane, i kemi bërë gabim, sepse i ka orientuar gabim klasa politike shqiptare- kryesisht korridore jug veri, pra për së gjati, ndërkohë që nuk ka korridore Perëndim Lindje, të cilat e rrisin fuqinë e kombit shqiptar, në gjithë shtrirjen e tyre, atë që është pesha e tyre. Shqiptarët janë të përhapur në të gjithë rajonin dhe ato korridore që i lidhin ato janë korridore me vlerë strategjike më shumë se ato korridore që i shkojnë Shqipërisë për së gjati. E mbani mënd angazhimin amerikan për korridorin 8-të, deklaratën e presidentit Klinton së bashku me 4 presidentë ballkanikë në 1994. Korridorin tetë kush e ka bllokuar? E kanë bllokuar europianët se Klintoni u deklarua për ndërtimin e tij, por s’po ndërtohet pse sepse është një korridor që e zvogëlon ndikimin e disa shteteve europiane, që fuqizon ndikimin shqiptar, që fuqizon ndikimin e porteve shqiptare të Vlorës, Durrësit apo të Shëngjinit dhe kjo qasje e re e Marrëveshjes së Uashingtonit e fuqizon faktorin shqiptar. Deklarata e zotit Biden ishte deklaratë shumë e mirë, ndonëse kishte një pikë që ishte pak e personalizuar me emrin e Surroit që ngjante si sponsorizim po kjo është një kosto e vogël tranzitive. Pse? Ishte një listë objektivash për shqiptarët që synonte të arrinte administrata Biden në qoftë se vinte në pushtet dhe detaji për zotin Surroi ishte jashtë kontekstit.

Po përtej këtij elementi, nëse do kthehemi në rrafshin strategjik çfarë opsionesh ka patur për dialogun? Ka patur 1) një opsion të administratës Obama- Biden për të mbështetur dialogun e sponsorizuar nga BE sipas rezolutës së OKB-së. Kjo gjë nuk funksionoi, nuk pati rezultat. Ka patur 2) edhe një opsion tjetër që e ka mbrojtur zoti Haradinaj që thoshte të bëjmë konferencë ndërkombëtarë ku të përfshijmë SHBA-të në vijë të parë. Përfshirja e SHBA-së në vijë të parë bashkë me BE do të sillte automatikisht edhe përfshirjen e rusëve. Falë talentit të Grenell, kaluam tek opsioni 3- dialog vetëm me ndërmjetësim ngushtësisht amerikan, por që u sabotua fuqimisht nga ne dhe europianët. Dhe arritja deri më tani, ishte e madhe.

Për mbyllje: mendoj se 1)për shkak të globalizimit të marrëveshjes – përfshirjes së atyre klauzolave në lidhje me Rusinë, Kinën, me botën arabe, me Jerusalemin; 2) për shkak të elektoralizimit të saj- pra Trump i dha mesazh Bidenit se unë po përmbyll një konflikt të cilin ti e hape drejtësisht ose jo e që zgjat prej 20 vjetësh. Ka dhe një fakt tjetër që duket pa lidhje: Trumpi ka marrë për këtë marrëveshje një nominim për çmimin Nobel. E kam një pandehmë: unë imagjinoj që nëse zgjidhet Trump ai do ta vazhdojë dhe do ta mbylli këtë proces i cili tashmë është i deklasuar: (pra imagjinoni nga një angazhim në zyrën ovale kemi angazhim të ministrit të jashtëm të Sllovakisë i cli po bën diplomaci shëtitëse dhe herë pas here përfshihet dhe pasardhësi i Mogherinit, Borell).

Imagjinoj që në pjesën e parë të mandatit të Trump, duke pasur parasysh se çmimi Nobel jepet në vjeshtë, mund të kemi angazhim për të përmbyllur këtë marrëveshje që në muajt e parë. Po ashtu imagjinoj që nëse zgjidhet Biden edhe ai i vendosur në garë do dëshironte që ta përmbyllte s’di nëse në të njëjtat terma apo në terma të ndryshëm dialogun Kosovë Serbi. Parë kështu , nëse kthehemi nga e para- angazhimi i Trumpit, angazhim i pazakontë i një presidenti i cili vendosi të tërheqë trupat nga Siria,Iraku, Afganistani, vendosi ta shpallte Ballkanin si prioritet, gjë që s’e kishte administrata Obama- Biden, i dha kahje të re këtij dialogu dhe rriti shanset e zgjidhjes, duke i dhënë shah Bashkimit Europian. Ai e strategjizoi, e pa në një kontekst më të gjerë dialogun Kosovë Serbi, nën dritën e përplasjes së SHBA me Rusinë dhe me Kinën në një rajon si Ballkani ku shqiptarët fitojnë peshë të re. Në këtë kuptim mendoj që ky angazhim i Trumpit rrit shanset për zgjidhjen e konfliktit Kosovë Serbi dhe fuqizon kombin shqiptar për shkak të theksimit të marrëdhënieve strategjike me SHBA.

Mendoj se ishte rastësi dhe jo strategji e administratës Trump çështja e Ballkanit. Ballkani do rikthehet në normalitet nëse do vijë administrata tjetër. Ishte një rastësi dhe jam dakord me ty që Trumpi e ktheu vëmendjen tek Ballkani.

Nazarko: Ai u angazhua në favor të SHBA-ve, duke i vendosur në dispozicion një iniciativë si Minishengen-i, siç ka në BE proces si ai i Berlinit, ndërkohë që kinezët kanë mekanizmin tjetër, të “Një rrugë, një rrip”. Ishin amerikanët që e identifikuan këtë iniciativë të vjetër të Sorosit a të Vuçiçit si një mekanizëm me të cilin do të disbursojnë paratë për projekte infrastrukturore. Unë nuk shkoj me idenë e kriminalizimit të një ideje minishengen thjesht pse e thotë Vuçiç që është e veta. 13 miliardë dollarë nuk disbursohen rastësisht.

Ndodhi pandemia dhe prioritetet e donatorëve janë të lidhur me të.
U angazhua para Amerikës, dhe është angazhim solemn ai. Është angazhim qëllimesh apo sido që ta quani, por që vuri në lëvizje një proces të madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb