Gazetari Alfred Lela dhe analisti Arjan Vasjari kanë diskutuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 për ndarjen nga jeta të Maks Velon.

Lela tha se ai ishte radikal, intelektual i angazhuar i cili nuk ndante të majtë apo të djathtë, Ramën apo Berishën teksa problemet qëndronin.

Kurse Vasjari e konsideroi Velon si një intelektual që nuk pajtohej me poltikën dhe shoqërinë reale por kërkonte një demokraci estetike. Për më tepër hipokrizia politike nuk e meritonte Maks Velon dhe ky i fundit nuk e meritontë atë.

ALFRED LELA: Ndërroi jetë një ikonë e Tiranës dhe qytetit. Do e identifikonte më mirë kjo. Velo e ka pasur shqetësimin e hershëm me Berishën dhe Ramën, nuk ka bërë dallime majtas dhe djathtas ndërkohë që problemet ishin të dyja palëve. Ajo që do mungojnë është shpirti rebel, ajo që e quajte zellin për të thënë fjalën pavarësisht se kujt i binte ndesh. Radikal, kryengritës, por aman s’duhet ta ngatërrojmë me rebelizëm kot së kot. Ishte me qëllim, estetik dhe etik.

ARJAN VASJARI: Të jem shumë i sinqertë. Ndihem i pavënd për të komentuar ikjen e Maks Velos. Sepse të komentosh një figurë publike, personalitet kulturor. Duhet ta kesh njohur dhe të kesh pasur kontaktin fizik. E njoh së jashtmi. Aq sa njoh mendoj që ekziston një tipologji intelektuali që për një zgjedhje të tij nuk kompromentohet me politikën reale dhe shoqërinë. Nuk i lejohen të korruptohen nga paraja, pushteti. Maks Velo ishte të dy këta. Ishte dhe tek intelektuali i angazhuar, i cili merr përsipër të ballafaqohet me deviacionet e demokracisë. Për sjelljen ndaj zhvillimeve demokratike. Unë të paktën shikojë përpjekjen në Shqipëri demokracinë estetike dhe jo si substancë. Konfliktual në vijimësi, me arrogancën e pushtetit. Nëse do kemi parasysh Maks Velon siç e shihja unë, të gjithë politikanët janë në raport kompaktibiliteti ekstrem me Maks Velon. Ishte human si gjithë ne, por atë hipokrizinë poltike që shoqëron dhe Maks Velon aspak nuk e meritonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb