TIRANE- Pas deklaratës së fortë që bëri sot kryetari i PD-së Lulzim Basha se nëse shembjet Teatrit Kombëtar, do të hidhen në erë kullat që do të ndërtohen aty, vjen një reagim nga arkitekti Maks Velo.

Ky i fundit teksa mori pjesë në protestën e sotme që organizuan artistët dhe shoqëria civile pranë Teatrit, mbështeti deklaratën e Bashës.

“Kishte një gjë me rëndësi sot Basha, që ato pallate do hidhen në erë në bazë të ligjit anti-mafia. Kjo ishte gjëja më me rëndësi. Paralajmëronte Fushën që pallatet janë të paligjshme në bazë të ligjit anti-mafia. Edhe nëse ai hedh këtë në erë, (teatrin) pallatet do të hidhen në erë”, tha Velo.

Lideri i PD tha sot se: “Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do t’ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon të investojë në ndonjë projekt. Paralajmëroj se do të trajtohet si subjekt i ligjit antimafia. Të mos fusin asnjë qindarkë në këtë projekt se do të mbeten me gisht në gojë! Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj interesit publik dhe trashëgimisë kulturore. Nëse kryetalebani dhe aksesorët e tij nuk tërhiqen, do të përgjigjemi me luftë totale për të mbajtur gjallë pemën e lirisë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb