TIRANË – Profesor Maks Velo thotë se shqiptarët janë spiunë, ndaj dhe në Shqipëri është pamundur të japen dosjet e Sigurimit të Shtetit. “Ky ligj, në të gjithë kampin e Lindjes, më i vështirë është për t’u bërë në Shqipëri. Sepse shqiptarët janë spiunë, – ka deklaruar ai për një gazetar. – Nuk besoj dhe nuk besoj akoma se do të çelen dosjet. Sepse të gjithë nuk duan. Se të gjithë nuk duan! Nëse janë 350 mijë spiunë, si mund të hapen dosjet?!

Asnjeri nuk vritet. Se nuk e kanë frikën tek vrasja. E kanë frikën tek vrasja e ndërgjegjes, – ka theksuar ai. – Unë do të them një gjë që e kam thënë me mijëra herë: Mirë që nuk e botojnë listën e spiunëve. Ok! Po pse nuk e botojnë listën e atyre që nuk kanë pranuar të bëhen spiunë?! Është e thjeshtë. Ju e dini, unë e kam deklaruar gjithmonë: Më kanë thirrur 6 herë, nuk kam pranuar, më çuan punëtor. Pse nuk kam satisfaksione që të dalë një listë e atyre njerëzve, që nuk pranuan të bëhen spiunë?! Kujt i bën dëm kjo?”- ka ngritur pyetjen Velo.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: