Kur u duk se situata për Mërgim Mavrajn ishte qetësuar vjen një goditje e madhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Ai bëri debutimin me skuadrën greke të Arisit, por nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Asteras. Trajneri Paco Herrera ka bërë të ditur listën e ekipit që do të përballojë këtë ndeshje. Emri i shqiptarit nuk figuron në listën përfundimtare.

Nuk bëhet fjalë për një zgjedhje teknike, por lojtari ka pësuar një dëmtim. Mbrojtësi shqiptar do të mungojë për shkak të gjendjes shëndetësore. Lojtari me eksperiencë po vuan nga një inflamacion në stomak. Shtatlarti ka diarre dhe dhimbje barku. Doktori i skuadrës greke po e sheh me vëmendje gjendjen e Mavrajt dhe nuk e ka lejuar stafin teknik ta grumbullojë për takimin e radhës, shkruan telesport.

Mavraj do ta shohë ndeshjen nga ekrani i televizorit, pasi është i pamundur për të qëndruar dhe në stadium. Pas një nisje të mirë ku i bindi të gjithë me përformancen e tij tashmë i duhet të ndalet për shkak dëmtimi. Mbrojtësi nënshkroi me skuadrën greke pas mbarimit të merkatos së verës. Lojtari rrezikoi të mbetej pa ekip deri në janar. Mavraj nuk ka debutuar ende në kampionat, por luajti 90 minuta në kupë kundër PAOK-ut, në ndeshjen që u mbyll 1-1. Nga krahu tjetër, mesfushori Basha pritet si titullar në sfidën e radhës të Arisit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: