Skuadrat e Serie A janë kthyer në stërvitje, por sipas protokollit të miratuar më parë të gjithë futbollistët dhe stafet teknike duhet t’I nënshtroheshin testit me tampon. Pas Torinos, Fioretinës dhe Sampdorias, makthi i virusit Covid-19 pushton edhe Milanin. Nuk ka ende një konfirmimim, por mediat italiane bëjnë të ditur se klubi kuqezi ka dyshime se pesë pjestarë të tij kanë kontaktuar Coronavirus, madje mund ta kenë kaluar atë pa simtoma.

Allenamento 6 Copy 46 .0
Allenamento 6 Copy 46 .0

Për të qënë të sigurtë, doktorët e Milan kanë kërkuar teste sierologjikë, për të kuptuar se sa të hershëm janë antikorpet. Deri atëherë, futbollistët milanistë janë kthyer në kompleksin stërvitor për të zhvilluar seancën e parë të përgatitjeve. Ashtu siç dihet tashmë, mungesat e vetme në skuadrën kuqezi janë ato të Zlatan Ibrahimovic dhe Frank Kessie. Sulmuesi suedez pritet në Milano gjatë fundjavës, ku e pret karantina e detyrueshme 2-javore përpara se të bashkohet me grupin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb