Departamenti i policisë për krimet e rënda në Athinë ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në një supermarket në zonën e pasur të Glyfadës, ku një grup grabitësish me motorë dhe makinë kanë hyrë dhe kanë boshatisur kasën nën kërcënimin e armëve.

Sipas hetimeve ka shumë mundësi që 35 minuta pas grabitjes në supermarketin në Glyfada, banda, e cila përbëhet nga të rinj shqiptarë të ketë thyer një tjetër supermarket në Avenue Amfitheas në Paleo Faliro.

Mediat greke raportojnë se katër grabitësit që hynë në supermarketin gjigand në rrugën më 29 korrik 2022, përdorën si “pikënisje” Universitetin Politeknik në Zografou.

Në dosjen e krijuar nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Verilindore thuhet se “këto pika u siguronin mbulim absolut’ bandës.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 29 korrik 2022, një motoçikletë është pikasur nga oficerët e policisë së shërbimit tonë në oborrin e kampusit të universitetit, konkretisht jashtë godinës së rezidencës studentore. Ai u vu nën vëzhgim. Binte në sy se motoçikleta, ndërsa ishte në ngjyrë blu, autorët e kishin kthyer në të bardhë, por dallohej nga numri i kornizës dhe shenjat karakteristike në timon”, thuhet në dosjen hetimore.

Policia ka arrestuar një nga katër grabitësit, një 26-vjeçar shqiptar dhe ka identifikuar dy nga tre bashkëpunëtorët e tij, po me origjinë shqiptare. Mësohet se banda ishte tepër aktive dhe kishte goditur pika karburanti, kioska dhe supermarkete.

DOSJA E PLOTË:

Oficerët kanë ndjekur veprimet e tyre dhe kanë nisur t’i vëzhgojnë disa orë para se të sulmojnë supermarketin në Glyfada me armë në dorë, në prani të dhjetëra qytetarëve.

Rreth orës 11:00 të datës 29-07-2022, dy persona i janë afruar motoçikletës, kanë hipur në të dhe janë nisur drejt zonës së Ilioupolit. Rrugës një motoçikletë e markës KTM, pa targa me dy pasagjerë, i është afruar motoçikletës në fjalë dhe duke lëvizur së bashku, janë drejtuar në drejtim të zonës së Glyfadës, ku nuk mund të vazhdonim më ndjekjen e tyre pasi humbi kontakti vizual.

Më pas, efektivët e policisë, të cilët prisnin në një arterie qendrore për një zhvendosje të mundshme të personave dhe motoçikletave, u njoftuan nga Qendra e Veprimit të Menjëhershëm për dy grabitje, të ndodhura në një supermarket në kryqëzimin e D. Gounarit. dhe rrugët Antheon në Glyfada dhe në një super market në L. Amfitea nr. 127 ne P. Faliro nga katër persona me motor, marka HONDA, model VARADERO, e bardhë, dhe një motoçikletë marka KTM duke përdorur armatim të rëndë.

Më në fund policët e ekipit të DI.AS. kanë pikasur motoçikletat në kryqëzimin e rrugës Syngrou dhe Filadelfia në Nea Smyrni, ku në ndjekje nga policia, motori i markës HONDA VARADERO është përplasur me një makinë I.X.E të parkuar, ndërsa motoçikleta e markës KTM ka ikur me shpejtësi dhe ka shpëtuar.

M12
M12

Policia është vënë në ndjekje me vrap të dy autorëve, të cilët lëviznin me motoçikletën HONDA dhe ka arritur të arrestojë njërin e të konfiskojë motorin, ndërsa i dyti ka mundur të arratiset. Siç u konstatua gjatë hetimeve të motoçikletës, autorët e kishin lyer, me sa duket për të fshehur gjurmët.

Më pas policët e Drejtorisë së Sigurisë së Atikës Verilindore janë nisur drejt zonës së Zografou për të lokalizuar motorin e markës KTM, i përfshirë në grabitje. Pas kërkimeve, ai u vu re në rrugën Ulof Palme jashtë Kampusit Universitar me dy persona në bord, të cilët kishin veshur veshje identike me ato që shfaqeshin në pamjet video nga grabitjet, duke lëvizur me shpejtësi marramendëse nëpër rrugët Papagou dhe Iroon Polytechniou dhe më në fund duke hyrë në Universiteti Politeknik, pa bërë të mundur imobilizimin e tij dhe arrestimin. Më pas është kontrolluar në oborr dhe në fund është gjetur e parkuar në pilastrën e godinës së Shtëpive të Vjetra të Politeknikut dhe është konfiskuar.

Në shkresat e çështjes thuhet gjithashtu se “tregues i profesionalizmit që i dallonte është fakti se gjatë veprimtarisë së tyre të paligjshme janë kujdesur të mbulojnë tiparet e fytyrës me helmeta dhe maska për motoçikleta, si dhe të mbajnë doreza. Në fakt, me veshjet e errëta që mbanin, helmetat e bardha, motoçikletat e bardha që përdornin, si dhe përbërjen e tyre katër anëtarëshe, u ngjanin policëve të Ekipit të DIAS-it.

Bie në sy se ata kanë lyer plotësisht motorin e vjedhur, për të shmangur lidhjen e veprave të tyre kriminale. Në rast se punonjësit nuk zbatonin urdhrat e tyre, ata nuk hezitonin t’i godisnin as me grushte, as me dorezë të armës, për të ndalur rezistencën e tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb