Një derbi nuk është kurrë i plotë pa tifozët, në çdo kohë, në çdo rrethanë, në të mirë dhe në të keq janë ata protagonistët kryesorë. Nuk mund të ishte ndryshe as në këtë derbi të dytë sezonal, që në start tifozët morën vëmendjen kryesore. Koreografia e tifozëve Fantatiks ishte e veçantë, e gjetur në këtë periudhë festash.

Më pas flakadanët e shumë të hedhur në fushë ndërprenë ndeshjen në të patën tre momente. Ndeshja u ndërpre edhe për shkak të një tifozi bardheblu që e përjetojë golin me shumë emocione, aq sa u desh edhe futja në fushë e ambulancës. Ajo që la një shije shumë të keqe ishte thyerja masive e stolave të stadiumit “Air Albania”, një trend i shëmtuar që nuk i shpëtoi as këtij derbi.

Në fund, për pak situata doli jashtë kontrollit ku tifozeritë e dy klubeve për pak u përplasen ndërmjet tyre. Policia njoftoi se katër persona janë arrestuar për atë që ndodhi gjatë derbit ndërsa një është proceduar penalisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb