MALI I ZI- Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momcilo Vuksanovic ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës, transmeton lajmi.net”.

“Shpresojmë se së shpejti do ta arrijmë cakun që kemi caktuar”, deklaroi Vuksanovic.

Ai u paraqit para mediave në Podgoricë ku u zhvillua një mbledhje me iniciativë të Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi e ku u diskutua edhe për tema të tjera me interest ë serbëve nga Mali i Zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: