Lojtari i Vllaznisë, Esat Mala ka folur për mediat në prag të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë me Bylis.

“Futbolli ndonjëherë edhe të zhgënjen, ti mundohesh të japësh më të mirën edhe mendon që ke dhënë më të mirën dhe shpreson që ta fitosh një ndeshje por rezultati tregon të kundërtën.

I kënaqur për atë që treguam në fushë, për luftën dhe karakterin pastaj rezultati normalisht që na zhgënjen pasi prisnim më shumë dhe për atë që dhamë në fushë meritonim të kundërtën, jo humbjen por fitoren. Gjithsesi futbolli ky është, ajo që kaloi duhet harruar dhe të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme.”

Dy gola të shënuar ndaj Erzenit por asnjë fitore.

Më vjen keq pasi kur shënon dëshiron të kontribuosh edhe në fitoren e ekipit por fati ka të bëjë shumë në këtë pjesë dhe besoj se fati i golave të mi nuk ishte që të merrnim tre pikët.

Nesër ndaj Bylisit me një fitore 2-0 në ndeshjen e parë. Do të jetë e lehtë?

Jo, aspak, kemi parë në futboll që shumë ndeshje janë ktheyr edhe me rezultate më të thella. Duhet të futemi në fushë me aspketin mental shumë të fortë që të luftojmë prap pasi një gol mund të hapi gjithçka.

Çdo ndeshje ka rezultatet e veta dhe shpresoj që të mos e lëshojmë atë avantazh që kemi me dy gola dhe të bëjmë një kthesë le të themi edhe pse është për Kupë, e të vazhdojmë me frymën e mirë të fitoreve.

Në gjysmëfinale ndaj Partizanit nëse kaloni. Keni menduar për këtë ndeshje?

Jo pasi është herët. Edhe nëse kualifikohemi, ndeshja është larg, dhe duhet të kalojmë një herë këtë ndeshje pastaj kemi kampionatin.

Bylisi luan me dy shkodranë si Trumci dhe Qardaku në formacion por edhe me një ish si Adili.

Të tre janë futbollistë të mirë, e kanë treguar më të mirën e tyre. Besoj që Shkodra do i respektoi pasi i ka të vetët por edhe ata do të vijnë për të respektuar punën e tyre dhe besoj që do të jetë një ndeshje e mirë si për ata dhe për ne. Shpresoj të dalim me fitoren tonë.

Adili vetëm si kundërshtar jam përballur, e respektoj dhe shpresoj që të kënaqet në këtë ndeshje pasi ka kaluar disa vite të mira me Vllazninë.

Sezoni juaj me Vllazninë.

Në këtë periudhë 6-mujore kam kaluar shumë mirë. Jam ndjerë i afruar nga të gjithë sidomos skuadra, stafi dhe qytetarët dhe shpresoj që të vazdhoj kështu dhe me triumf në fund. Po luftojmë për të gjitha trofetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb