Për “Supersport” pas ndeshjes ka folur dhe lojtari i ndeshjes, dhe njëkohësisht autori i golit për Partizanin, Mala i cili ka thënë:

Goli i parë absolut në nivel profesionist në një derbi…

Është një ndjenjë e veçantë. Është shumë i rëndësishëm goli i parë në derbin e parë. I jam mirënjohës ekipit. Goli i shkon engjëllit të vogël, Leos që u nda nga jeta ditën e djeshëm.

Lidhesh mirë me Hasanin. Si ishte ai momenti brenda zonës?

Normalisht si lojtar krahu duhet të presësh krosat. Pasi pashë që kaloi qendër mbrojtësin e djathtë vendosa ta godas topin dhe e çova në rrjetë.

A keni pasur ndonjë shok skuadre më egoist se Hasani? A do i kërkoni Hasanit që të pasoj dhe të shënoni golin e sigurisë nëse një episod i tillë përsëritet?

E presim çdo pas kualitativ të Hasanit. Kuptohemi mirë me të dhe kërkojmë që të përmirësohemi gjithnjë e më shumë

A jeni për titull?

Do ia lemë vazhdimësisë. Jemi Partizani dhe dihet mirë se çfarë stafi ka Partizani.

Familja ishte këtu?

Po ata ishin këtu dhe golin mund t’ua dedikoj dhe atyre të cilët bëjnë këtë rrugë për të ardhur këtu dhe për të më ndjekur mua.

Jeni kandidat për te Shpresat dhe më pas mund të kesh sukses dhe në Kombëtaren e Parë…

Qëllimi është Kombëtarja e Madhe. Pres ftesën te shpresat, dhe më pas te Kombëtarja e parë që është ajka për një futbollist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb