Ish-ministrja e Arsimit e Shqipëisë Nora Malaj me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se qeveria karrige-thyer dështoi të hapë negociatat.

Malaj thotë se është koha që ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, pasi është shtëpia jonë e përbashkët. Sipas saj, kjo qeveri ka zhgënjyer të gjithë shqiptarët, duke iu shuar shpresat atyre se mund të bëhet më mirë.

Postimi i Nora Malaj:

Shqipëria , (bonne journée tristesse )dhe Qeveria Karrigethyer!

21Tetor, dielli lindi, po nuk ngrohë më, se tashmë Shqipërinë e ka kapur trishtimi (bonne journée tristesse )

Makroni foli shkoqur në frengjishten dhe ua bëri me dije të gjithëve , se Shqipërsë nuk i hapet rruga për negociata. ?

Ajo, ende nuk ka realizuar luftën frontale kundra krimit, narkotrafikut, ndarjen e pushteteve dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe për ketë arsye , kesaj radhe nuk mundet më të kalojë klasën me hatër, pasi nuk e meriton të filloj procesurën e hapjes së negociatave .

Franca , Hollanda, Finlanda dhe Danimarka e qartësuan se nuk janë problemet e brendshme të Bashkimit Europian , po pamundësia e realizimit të reformave nga ana e qeverisë , për t’i kthyer nga letrat në praktikë , që bënë të pamundur hapjen e dritës jeshile , për ne.

Qeveria (që nuk ka reshtur së gënjyeri )ose thënë ndryshe Qeveria karrigethyer , tashmë në menyrë metaforike “ e vdekur dhe e pakallur”, si stuci, përgjegjësinë e ketij dështime e sheh kudo, te Franca , te Hollanda, te 9 rekomandimet e Budenstatgut Gjerman , te Finlanda , Danimarka, te opozita ( ndonëse edhe ne kemi përgjegjësinë tonë) , madje edhe te zogjtë që “fluturojnë “, se kjo ju ka ngelur shqiptarëve , të ikin nga ky vend si “zogjtë shtegëtar”dhe që po “vdesin” duke kënduar këngën e mërgimit e mjerimit dhe vetëm te vetja, kjo Qeveri kembethyer , nuk e sheh dështimin!

Asnjë pendesë nga ana e tyre .

Tashmë vendi është në kolaps dhe në trishtim kombëtarë! Dhe të gjithë jemi përgjegjës për ketë situatë , trishimi dhe vjeshte pikëllimi! Nuk ka më kohë për të pritur! Historia e qeverisjeve kembëthyer duhet të ndryshojë! Është koha që të gjithë të punojmë për Shqipërinë që shqiptarët meritojnë! Mbaroi koha e qeverisjeve karrigethyer !

Shumëkush nga ne ,qytetarët që jetojnë në qytet apo në fshat, intelektualë , familjarë,burra,gra, i ri apo e re, që ka pakësa patriotizëm në gjak dhe që e kupton që koha nuk po punon për ne , tashmë ka ardhur momenti që të marrim të gjithë pergjegjësitë për të ardhmen e vendit.. Është koha që të punojmë fort për të ndërtuar shtetin e së drejtës! Ka mbaruar historia e qeverisjese nga qeveria karrigethyer .

Koha po thërret ata që duan të bëjnë më të mirën për vendin, familjen dhe Shqipërinë tonë ! Se #Shqipëria është shtëpia jonë!#

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb