TIRANE – Historitë e dhunës në shkolla nuk duhet të jenë pjesë e realitetit tonë. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga Shkodra, e zv/Ministres së Arsimit Nora Malaj, e cila i quajti të papranueshme rastet kur mësuesi nuk është i aftë për të menaxhuar situatën në klasë. Malaj u pyet për rastin e mësuesit, Flamur Pajo në shkollën “Hasan Koci” në Durrës, i cili u filmua teksa dhunonte fizikisht një nxënës në orën e mësimit.

Ministrja Malaj iu përgjigj interesit të gazetarëve, edhe për rezultatet e dobëta të testimit të arsimtarëve. Malaj pranoi se sistemi arsimor në Shqipëri ka probleme dhe që niveli i mësuesve lë shumë për të dëshiruar, ndaj thotë se për këtë po ndiqet projekti Pisa, një model tregues i nivelit arsimor.

Gjithashtu Ministrja e Arsimit bëri të ditur edhe kriteret që duhet të plotësojnë studentët për tu regjistruar në universitete, pas miratimit të projektligjit për arsimin e lartë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: