Kandidatja për deputete e LSI, në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj, ka zhvilluar një takim me anëtarë të shoqërisë civile.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Malaj thotë se në këtë takim u nënshkrua një deklaratë sociale, ku janë zotuar se:

“Sot nënshkruam deklaratës sociale se bashku me doktor Besnikun dhe shoqërinë civile te Kalaja Toptani

Sot ne u zotuam që për moshë e tretë do të bëjmë maksimumin , që brenda dy vitete te para në Parlament të kalojmë Ligjin Integral për Moshimin

Ne nënshkruam me shoqërinë civile nevojë për t’i shërbyer kësaj moshe dhe t’i krijuar të gjitha fasilitete dhe shërbimet e dedikuara

Të krijojme paketën e asistencës sociale dhe paketën greeen , pension suplemetar ,për te gjitha zonjat që nuk përfitojnë nga vitete e punēs , por kanë berë
punën e papaguar ( punët në shtëpi
dhe mirëritjen e fëmijëve dhe të moshuarve ) .

Për të përjashtusr nga detyrimit tatimore këtë kategori

Sot ishte një ditë e bekuar kur nënshkruam kontratën sociale dhe u zotuam që brenda
dy viteve të Parlametit të ardhshëm ne do ta realizojmë ketë mision

Asgjë nuk është e pamundur

Edhe 5 ditë për te permbyllur misionin tonë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Malaj.

Postimi i plotë i Malaj:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb