TIRANE- Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj deklaroi sot se në raundin e dytë të Maturës Shtetërore është propozuar një skemë e re për të përzgjedhur kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta, duke rritur kështu shpresën e të gjithë atyre maturantëve që nuk janë shpallur fitues deri më tani.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Malaj rikujtoi edhe njëherë qëndrimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta, njëherësh kryetari i Kuvendit, se Ministria e Arsimit duhet të ishte më bashkëpunuese me maturantët. Nga ana tjetër Malaj nxori në pah edhe një tjetër detaj interesant, faktin se mes maturantëve që kishte shkëlqyer nga ky model i ri përzgjedhjeje ishte vajza e sekretarit të Pergjithshem të LSI-së, Luana Rama. Sipas Malajt, vajza e tij kishte fituar në 10 degët që kishte hedhur, ndërsa me batutë pohoi se ‘po mbante peng 9 maturantë të tjerë’.

Malaj në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, deklaroi sot se sistemi parashkollor duhet të jetë detyrues. Sipas saj është domosdoshmëri që fëmijët të shkojnë në çerdhe apo kopshte, ndërsa nuk la pa përmendur faktin se sistemi arsimor ka ende shumë probleme.

Ajo shtoi se prindrit ankohen për tituj e teksteve të klasave të para. Nga ana tjetër zëvendësministrja tha se Ministria e Arsimit nuk ka akses të shesë libra, ndaj janë gjetur qendrat e shitjes së teksteve. “Sot librat janë në të gjitha qendrat e shpërndarjes.”, tha Malaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb