Këpucë, canta dhe rripa të mbuluara nga myku. Janë këto disa foto të një dyqani në Malesi, Metrojaya Suria Sabah, në qytetin e Kota Kinabalu, të postuara nga një qytetar, të cilat janë bërë virale në rrjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

https://www.facebook.com/METROJAYAMY/posts/10158311153917114

Malli i dyqanit duket i shkatërruar pas dy muajsh lockdown dhe mbylljes që prej 18 marsi. Si pasojë pas hapjes së dyqanit malli shfaqet i shkatërruar. Fotot janë shpërndarë nga adresa në Facebook e pronarit, bashkangjitur edhe video, duke sqaruar që i gjithë malli i dëmtuar është zëvendësuar dhe dezinfektuar. Postimi ka marrë rreth 50 mijë share dhe shumë komente në pak kohë, ku të tjerë tregtarë tregojnë që kanë pasur të njëjtat probleme të ngjashme, si pasojë e shtetrrethimit. Siç raporton Mashable, kur fotot filluan të qarkullonin, pronarët kanë siguruar që kanë punuar shumë për të pastruar produktet.

Dyqani në një deklaratë në faqen e tij në Facebook, ka sqaruar që fotot ishin shpëndarë nga drejtuesit tek personeli. Pra dikush i ka ndarë me publikun. Aktualisht po hetohet për të zbuluar kush i ka postuar këto pamje.

‘Ka shumë arsye përse malli është dëmtuar në atë mënyrë, ne po hetojmë’, ka shkruar dyqani, që ka siguruar që i gjithë malli i dëmtuar është hequr pas hapjes në 13 maj, duke postuar video në të cilat shihet personeli që punon për të dezinfektuar ambjentin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb