Një qendër vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Malajzi u mbyll përkohësisht pasi 204 punonjës rezultuan pozitiv me COVID-19.

Ministri për Imunitetin Kombëtar COVID-19, Hayri Jemaleddin njoftoi se të gjithë punonjësit në qendër u testuan pasi dy prej tyre treguan simptoma të COVID-19 më 10 korrik në IDEAL Convention Center, e cila përdoret si një qendër vaksinimi në qytetin e Shah Alamit.

Hayri theksoi se si rezultat i testeve, COVID-19 u vërejt tek 204 punonjës dhe se qendra e vaksinimit u mbyll përkohësisht.

Në Malajzi, ku administrohen rreth 300 mijë vaksina kundër COVID-19 në ditë, 11.366.710 persona deri më tani kanë marrë dozën e parë dhe të dytë.

Në vend gjithsej 844.870 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 6.260.

Numri i rasteve ditore me COVID-19 varion rreth 8.000 e më lartë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb