MALAJZI – Katër turistë u dëbuan nga Malajzia sepse bënë foto nudo në majën e malit Kinabalu, në lindje të vendit, i cili për vendasit është i shenjtë. Në sytë e gjykatës turistët u shpallën fajtor dhe u dënuan me tre ditë burg. Të rinjtë ishin një 24-vjeçare britanike, një 23-vjeçare holandeze dhe dy vëllezër kanadez, 22 dhe 23 vjeç. Por përveç dënimin me burg të rinjtë paguan dhe gjobën, e cila është 1200 euro për secilin. Ngjarja ndodhi më 30 maj, gjashtë ditë përpara tërmetit të fuqishëm në Malajzi, i cili shkaktoi vdekjen e 18 ekskursionistëve në të njëjtën zonë. Po të njëjtën ekskursionistë, që hu,bën jetën kishin bërë foto nudo, gjë e cila u quajt si hakmarrje e “shpirtërave”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb